Ishte bllokuar nga lumi i rrëmbyer, fermeri shpëtohet me dron

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 13:51 | Kapur në kamera

Autoritetet në një zonë të Vietnamit kanë shpëtuar me dron një fermer i cili ishte bllokuar nga përmbytjet. Operacioni i publikuar nga media shtetërore u zhvillua të premten e kaluar, përcjell A2 CNN.

49-vjeçari Nguyen Van Hat, po punonte në fermën e tij kur lumi doli nga shtrati. Policia e gjeti të bllokuar në një rrip toke në pamundësi për të dalë në breg. Një tjetër fermer solli një dron, për shkak se rrjedha e fortë e lumit pamundësonte futjen e varkës së shpëtimit.

Reshjet e fundit dhe rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën 100 personave deri tani dhe dhjetëra të tjerë raportohet të kenë humbur. Përgjatë gjithë vitit, Vietnami është goditur nga gati 20 stuhi të fuqishme, disa prej të cilave tropikale, nga të cilat 409 persona raportohen të vdekur ose të zhdukur, si dhe 727 të plagosur. Dëmet ekonomike vlerësohen të kenë arritur në 3,2 miliardë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos