Atentati i dështuar me armë gjatë Darkës vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku krisma armësh prishën qetësinë e hotelit "Washington Hilton", tronditi jo pak opinionin publik mbarëbotëror. Por ndërsa të pranishmit në sallë u përfshinë nga paniku, vëmendjen e mori një i ftuar, i identifikuar si Michael Glantz, punonjës i “Creative Artists Agency”.
Në pamjet e filmuara gjatë incidentit, Glantz u shfaq çuditërisht i pashqetësuar nga drama që po zhvillohej rreth tij. Ndërsa personeli i sigurisë nxitoi të siguronte sallën, ai mbeti i ulur duke shijuar i qetë darkën e tij, përcjell A2.
Zyrtarët raportuan se i dyshuari, Cole Tomas Allen, sulmoi një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret i armatosur me një çifte gjahu, pistoletë dhe disa thika. Pavarësisht rrezikut, agresori u neutralizua dhe u arrestua menjëherë. Gjatë përleshjes, ai arriti të plagoste një agjent, i cili fatmirësisht shpëtoi falë jelekut antiplumb. (A2 Televizion)