Momenti kur demi sulmon çiklistin në mes të rrugës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 12:20 | Kapur në kamera

Pamjet e një demi që endej i lirë në rrugët e një qyteti në Peru u bënë virale. Demi shkaktoi kaos në qytezën Santa Anita, në lindje të Limës, duke sulmuar makinat dhe këmbësorët në rrugë. Ngjarja ndodhi më 1 korrik. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga ky incident. Demi u rrethua nga policia dhe u kap nga i zoti, i cili, sipas Retuers, duhet të paguajë një shumë të majme për të gjitha dëmet që kafsha e tij shkaktoi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos