Refuzuan të uleshin se donin selfie, VIDEO nga momenti kur turistët në Venecia bien nga gondola

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 18:51 | Kapur në kamera

Refuzuan të uleshin se donin selfie, VIDEO nga momenti kur turistët

Një grup turistësh ranë në një kanal në Venecia, pasi gondola me të cilën po lëviznin u përmbys. E gjitha erdhi për shkak se ato injoruan udhëzimet e gondolierit.

Manovrimi i gondolierit nën urë kërkonte ekuilibrin maksimal të peshës në varkë, por pasagjerët thuhet se injoruan urdhrat e tij për t'u ulur dhe në vend të kësaj vazhduan të qëndronin në këmbë duke bërë selfie.

Një postim në faqen në Instagram të “Venezia Non è Disneyland” (Venecia nuk është Disneyland), një llogari e krijuar nga të rinjtë venecianë për të dokumentuar aksidentet turistike në qytet, tha se grupi ishte dërguar në një vend të sigurt dhe se të gjithë ishin shëndosh e mirë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos