Presidenti rus, Vladimir Putin, mbeti pa fjalë kur u ballafaqua me një version të tijin të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
“Sozia” ishte një prej shumë njerëzve që përcollën një mesazh dhe pyetje ndaj shefit të Kremlinit në konferencën maratonë. Duke u prezantuar si Vladimir Putin, ai e pyet presidentin rus nëse ka shumë sozi.
Kjo u pasua nga një hezitim nga Presidenti Putin, i cili dukej sikur e kërcënonte sozinë artificiale, duke i thënë se vetëm ai kishte të drejtë që të dukej dhe të fliste si Vladimir Putin. (A2 Televizion)