Shpërthen bombola e gazit, zjarr në tregun e Krishtlindjeve, 2 të lënduar (VIDEO)

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 17:32 | Kapur në kamera

Shpërthen bombola e gazit, zjarr në tregun e Krishtlindjeve, 2 të

Një zjarr i madh ka rënë në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku mësohet se 2 persona kanë mbetur të lënduar.

Nga sa mësohet, personat kanë tentuar që të shuajnë zjarrin. Ato janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin kujdesin e duhur shëndetësor.

Sipas BILD, shkak i zjarrit kanë qenë shpërthimi i 2 bombolave të gazit.

Zjarri erdhi një javë pasi dy adoleshentë u arrestuan në North Rhine-Westphalia dhe Brandenburg, të cilët dyshohet se po planifikonin sulme në tregjet e Krishtlindjeve.

A2 CNN Livestream

Latest Videos