11 çanta të zeza që do ta bëjnë të veçantë çdo pamje tuajën

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 17:26 | Lifestyle

A mund të jetë një çante e zezë aksesori që pasuron një pamje më shumë se çdo gjë tjetër? Ka nga ata që kur vjen koha për të zgjedhur çantën që do të veshin, preferojnë të luajnë me imagjinatën e tyre duke zgjedhur ngjyra apo modele të spikatura, por nëse përpiqemi të hedhim një vështrim përreth, me siguri do të vëmë re një pjesë të madhe të çantave të zeza. Jo për mungesë origjinaliteti por ndoshta nga zakoni, se është një ngjyrë që shkon shumë me çdo gjë dhe në çdo rast.

Një çantë e zezë është e vështirë se mund të dalë nga moda në një sezon. Duke parë këto propozime që kemi gjetur për ju, do të kuptoni se mund të jetë një zgjedhje stili që mund t'i japë të gjithë pamjes një avantazh shtesë.

Nga çanta e supit në formë zemre te miniçanta transparente e konturuar në të zezë, nga të ndërthururat te teminat, pa munguar edhe trendët e sezonit, njihuni me 11 çantat që synojnë të pasurojnë çdo veshje të thjeshtë në gardërobën tuaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos