Arkëtimet në kinema, fundjavë Halloween-i, kryesojnë filmat horror

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 11:58 | Lifestyle

Arkëtimet në kinema, fundjavë Halloween-i, kryesojnë filmat

"The Exorcist: Believer" humbi 2 pozicione, këtë fundjavë, duke rënë nga vendi i tretë në të pestin, me shitje të biletave 3.1 mln dollarë.

"After death", filmi që i dedikohet njerëzve që mendojnë se ka jetë pas vdekjes, siguroi vendin e katërt në premierë, me 5.1 milionë dollarë arkëtime.

"Killers of the Flower moon", u zhvendos në vend të tretë me 9 milionë dollarë.

"Taylor Swift: The Eras Tour", humbi kryesimin dhe u zhvendos në vend të dytë, me 14 milionë dollarë të tjerë, që i siguruan fitime në totalin e 149 milionëve. Ky është filmi i parë koncertor që globalisht arkëton në 1 javë, 200 milionë dollarë.

Dhe siç fundjava e Halloween e meriton, "Five Nights At Freddy's" zuri vendin e parë. 78 milionë dollarë të arkëtuara në vetëm 2 ditë në kinema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos