Aeroporti më i bukur në botë është bërë edhe më i bukur

Nga Loneta Progni
6 Nëntor 2023, 14:34 | Lifestyle

Aeroporti Changi në Singapor rihapi plotësisht terminalin 2, ndërsa punimet për zgjerimin zgjatën për rreth tri vite e gjysmë. Ndërtesës së veçantë i shtohen 226 mijë metra katrorë.

Natyra është kryefjala e dizajnit, ku një ekran digjital shfaq një ujëvarë 14 metra të lartë, ndërsa koncepti plotësohet me një kopsht vertikal.

Një qiell digjital ndryshon ngjyrat në varësi të motit përgjatë ditës. Aeroporti shtoi më shumë hapësirë për dyqane dhe restorante, por në sy bie një dyqan dykatësh me verëra dhe pije alkoolike, ku baristi është një robot. Zgjerimi rrit kapacitetin e terminalit me pesë milionë njerëz. Tani aeroporti mund të përballojë 95 milionë pasagjerë në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos