Ankandi i Christie’s, del në shitje diamanti i rrallë blu me vlerë 50 milionë dollarë

Nga Denisa Pasholli
2 Nëntor 2023, 16:45 | Lifestyle

Ankandi i datës 7 nëntor, do të jetë i veçante, për shumë sende interesante, që pritet të dalin në shitje, që mund të arrijnë deri në mbi 50 milionë dollarë, veçuar një gur të çmuar, unik, i rrallë.

I njohur edhe si “Bluja mbretërore” për shkak të ngjyrës së rrallë, diamanti është vendosur në një unazë. Ky është zyrtarisht guri më i rrallë në tokë.

Diamanti 17.6 karat, pritet të shitet sipas shtëpisë së ankandeve Christies, për mbi 50 milionë dollarë, më shumë nga “Oppenheimer Blue" që në 2016 u shit për 57 milionë dollarë.

Pjesë e ankandit të veçantë pritet të jetë edhe një orë Rolex, e aktorit Marlon Brando, e vitit 1979, në filmin “Apokalips nou” që pritet po ashtu të shitet miliona dollar dhe perlat e Odri Hepburn, në filmin “Roman Holiday” i vitit 1953. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos