Festa e Halloween, mes mistereve dhe argëtimit në Toptani Shopping Center

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 11:33 | Lifestyle

Veshur me imagjinatë, me faqet e pikturuara plot ngjyra e ndonjëherë frikshëm, kështu i gjetëm fëmijët në hollin e Toptani Shopping Center, që prej vitesh kujdeset të ofrojë një festë të veçantë për të vegjlit.

Shpesh të veshur si heronjtë e tyre, e ndonjëherë me kostumet e frikshme të Halloween-it, fëmijët kanë zgjedhur që jo vetëm në kopshte e shkolla të shkojnë sot veshur me kostume përtej të zakonshmes, por edhe mbrëmjet t’i kalojnë mes misterit dhe argëtimit që ofrojnë festat kur bëhen bashkë.

Toptani Shopping Center prej disa vitesh kujdeset jo vetëm të sjellë festë për të vegjlit në ditë të shënuara si kjo e Halloween-it, por edhe për kauza që lidhen me mirëqenien dhe edukimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos