Del alternativë politike nga sheshi? Dervishi: Ata kanë mesazh të qartë, duan ndryshimin e kësaj klase!

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 21:37 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar mundësinë që protestat qytetare të prodhojnë një alternativë të re politike, duke theksuar se aktualisht jemi ende larg një organizimi të mirëfilltë që mund të marrë përsipër këtë rol.

I ftuar “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi u shpreh se protestat deri tani kanë shprehur zemëratë, revoltë dhe pakënaqësi qytetare, ndërsa mesazhi kryesor i tyre ka qenë kërkesa për ndryshim të klasës politike.

“Unë besoj se jemi shumë larg idesë së një organizimi të mirëfilltë, dhe të prodhimit të një alternative nga sheshi. Sheshi ka prodhuar zemëratë, sheshi ka prodhuar revoltë, ka prodhuar frustracion, ka shumë diversitet dhe mesazhi ka qenë ‘ndryshoni’. Ndryshimi ka qenë shumë i thjesht për t’u bnërë. Janë po ato gjëra që i rënditi Raporti i Komisionit Europian. Ligji për zonat e mbrojtura. Çfarë kosto financiare ka? Zero. Ligji për investimet strategjike, ku sheshi dhe raporti thotë hiqe. Kostoja është zero. Komisioni Europian thotë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushteutese, kostoja është zero. Sheshi ka kërkuar koston e jetesës, pasi s’po ia dalin më. Përgjigjia ka qenë Kanye West nga fondi i emergjencës”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos