Ish-kryeministri i Greqisë i bashkohet protestës së studentëve në Francë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 23:22 | Rajoni & Bota

Ish-kryeministri i Greqisë i bashkohet protestës së

Ish-kryeministri i majtë i Greqisë dhe kreu i partisë ELAS, Alexis Tsipras, mori pjesë të enjten në protestën e zhvilluar në Paris, në mbështetje të lëvizjes studentore protestuese në Francë, ku shprehu solidaritetin e tij me protestuesit francezë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale dhe të regjistruar në Paris, Tsipras deklaroi se Franca po dërgonte “një mesazh rezistence kundër politikave që shkatërrojnë shoqërinë”.

Tsipras dha gjithashtu një intervistë për gazetën franceze “Libération”, ku tha se ndiente një “detyrim moral” për t'ia kthyer mbështetjen dhe solidaritetin që populli francez u kishte treguar grekëve 11 vite më parë, kur ata protestonin kundër masave shtrënguese ekonomike dhe kërkonin një të ardhme më të mirë.

I pyetur se cila ishte mësimi kryesor që kishte nxjerrë nga periudha kur drejtoi qeverinë greke në vitet 2015-2019, Tsipras u përgjigj: “Mësimi i parë është se, edhe duke pasur parasysh hapësirën e kufizuar të veprimit që kisha, e majta në pushtet është gjithmonë e dobishme për shumicën dërrmuese të popullit grek, veçanërisht në kohë të vështira”.

“Në kushte normale, e majta në pushtet mund të dëshmohet edhe më efikase”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos