“Gladiator 2”, shfaqen pamjet e para nga filmi i shumëpritur

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 13:34 | Lifestyle

“Gladiator 2”, shfaqen pamjet e para nga filmi i shumëpritur

"Gladiator 2" është një nga filmat më të pritur të vitit 2024. Vazhdimi i filmit ikonik me Russell Crowe dhe Joaquin Phoenix, i vitit 2000 dhe sërish me regji nga Ridley Scott, po merr formë. Në filmin e ri, me skenar të David Scarpa, heroi i ri do të jetë aktori irlandez Paul Mescal, përkrah antagonistit Pedro Pascal.

Xhirimet e fundit janë bërë në fshatin Sussex, rajoni më historik i Anglisë jugore. Skena të tjera filmi janë xhiruar në Marok, në shkretëtirën e Saharasë dhe padiskutim në Koloseun e Romës.  

Vazhdimi, pas 24 vitesh, do të tregojë historinë e Lucius Verus, trashëgimtarit të të famshmit Maximus. Lucius, i cili është gjithashtu nipi i Commodus, është tashmë një burrë i rritur në film. 

Klipet e para në lidhje me filmin e ri tashmë janë publikuar dhe filmi i plotë prodhuar nga Paramount Pictures, Scott Free Production dhe Red Wagon Production, pritet të dalë në kinematë botërore gjatë muajit nëntor të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos