Çifti Beckham feston 25-vjetorin e martesës duke rikthyer veshjet ikonike të dasmës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 13:24 | Lifestyle

David dhe Victoria Beckham festuan 25-vjetorin e martesës me të njëjtat veshje ngjyrë vjollcë që kishin veshur në dasmën e tyre në vitin 1999. Të dy postuan një fotografi në Instagram me një mbishkrim ku shkruhej: “Shiko çfarë gjetëm…”

Të ulur në fronet mbretërore dhe të kapur për dore, çifti riktheu veshjen e famshme të para dy dekadave. Gjithsesi, në fotografinë e re mungonte djali Brooklyn, i cili shfaqet në foton ikonë të prindërve të tij kur ishte vetën 4 muajsh, i veshur po ashtu me një kostum ngjyrë vjollcë.  

Menjëherë në postim vërshuan komentet e fansave, të cilët përveç komplimenteve të shumta, i kërkuan Victoria-s të rikthejë prerjen e saj tipike të flokëve. Çifti, u martua në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë në vitin 1999 në një ceremoni luksoze që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos