Java e modës në Nju Jork, Tommy Hifliger prezanton koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2024

Nga Denisa Pasholli
10 Shkurt 2024, 11:32 | Lifestyle

Tommy Hilfiger zgjodhi barin historik brenda Grand Central Terminal të Mahnatan, “Oyster Bar” për të prezantuar koleksionin e tij të ri vjeshtë dimër 2024. Vetë stilisti që zemrën e ka në Nju Jorkun e tij, thotë se linja e re është klasike por edhe e veçantë po ashtu, ndonëse ka preferuar që edhe për sezonin e ardhshëm vjeshtë-dimër, të ruajë stilin unik të brendit të tij, atë tipik amerikan.

Dhe këtë zgjodhi edhe si mënyrë për ta prezantuar koleksionin e ri, me modelet femra e meshkuj që ecën mes bar restorantit, me të ftuarit që i shijonin veshjet nga afër.

Në çdo veshje spikat padyshim tre kolori i Tommy Hilfiger, e kuqja, e bardha dhe bluja, në një miksim të kontemporanes dhe klasikes elegante, në xhinse, këmisha, pardesy apo pallto dimërore.

Por veç të kuqes blusë dhe të bardhës, stilisti amerikan sugjeron ngjyrat kamel dhe ushtarake, që duket se do t’i rezistojnë kohës. Thuajse 50 brende të huaja, përfshirë Carolina Herrera, and Brandon Maxwell do të prezantojnë koleksionet e tyre të reja në javën e modës në Nju Jork që do të zgjasë deri në 14 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos