
Nën një frymë të filmave të Agata Kristi, hijeshisë dhe gatimeve me yje Michelin, Italia synon të ringjallë eksperiencën e udhëtimit me trenë luksozë, me La Doce Vita Orient Ekspress.
Koncepti është një sipërmarrje e përbashkët mes Arsenale Grup në Itali, francezes Accor dhe operatorit Italian të trenëve Treniitalia.
Në bord, pasagjerët do të darkojnë me menu të krijuara nga shefi i kuzhinës Heinz Beck dhe verëra të zgjedhura në partneritet me Vintaly.
Pasagjerët e kanë përshkruar udhëtimin si të jashtëzakonshëm dhe përtej pritshmërive duke vlerësuar dekorin elegant, shërbimin e kujdesshëm ndjesinë e transportimit në një epokë tjetër.
E megjithatë ky udhëtim ne kohe nuk i përballueshëm për te gjithë. Bileta nis nga 3500 euro për person për një natë dhe rritet në 12 mijë euro për itinerare më të gjata. (A2 Televizion)
