Një emigrante shqiptare në Greqi, më pas në Suedi, për t’u rikthyer sërish në vendlindje. Kjo është historia e Rezarta Gjikajt, të cilën e tregoi kët ëtë enjte në “Dita jonë” në A2 CNN. “Jeta, situatat më kanë çuar edhe në Greqi për të studiuar, edhe në Suedi, sepse Greqia e ka i ka ëndërr vendet nordike. Edhe mua më ishte injektuar mbas 10 vjetësh në Greqi të provoja dhe të shijoja një vend nordik dhe shkova në Suedi”, tregon ajo. “Normalisht në hapat e para, në ditët e para, në muajt e parë të duket parajsë sepse ne, si në Greqi edhe në Shqipëri, vijmë nga vende shumë energjike dhe kemi shumë nevojë për atë stabilitetin, sigurinë, rregullin e përditshëm. Por mbas një farë kohe ajo kthehet në diktaturë moderne, sepse bëjnë të gjithë të njëjtat gjëra pa i detyruar njeri. Ndërkohë që asnjë nuk devijon. Po të devijosh, dukesh sikur ke dalë nga rruga e Zotit”.
Rezarta tregon se edhe nga Greqia, edhe nga Suedia, u largua kur këto vende ishin në kulmin e tyre. “Greqinë e lashë kur ishte në periudhë të artë, në të njëjtën kohë edhe Suedinë kur ishte në periudhë shumë të mirë. Në kulmin e mirësisë time aty, në kulmin që unë kisha arritur atë që doja në ato vende. Për shembull në Greqi, unë edhe në Suedi unë kam bërë punë që i kam dashur t'i bëj edhe punë që janë pjesë të profesionit tim. Në Greqi kam punuar si përkthyese mbasi studiova gjuhën greke. Kurse në Suedi kam punuar atë që di të bëj më mirë, shofere, dhe kam qenë goxha e përmbushur, por asnjëherë 100% ndesha që nuk përkas aty”, thotë Rezarta në “Dita jonë” në A2 CNN.
“Nuk po bëj mjaftueshëm për veten time, po bëj për dikë tjetër, për një pronar tjetër, për një kompani tjetër, jo për veten time. E bëja pa pagesë në vendet e huaja, në Greqi, ose në Suedi. Ndihmoja shumë shqiptarë shqiptare t'i jepnin makinës që të fitonin provimet, ndërkohë që unë e bëja falas, e bëja pa pagesë, se bëja se i kisha pasion dhe dëshirë. Nuk e kisha menduar, nuk e kisha menduar kurrë të kthej në profesion. Më vinte shumë keq kur goca shqiptare më thoshin që kam shkuar pesë herë për të bërë praktikën, provimin e praktikës edhe nuk e fitoj dot. Dhe me disa seanca me mua ose me vëllain tim se të dy bashkë ishim në Suedi për shembull, shkonin dhe fitonin provimin me të parën pasi bënin kurs me ne. Ky është pasion familjar. Ishte një gjë që ne jemi rritur me këtë dhe nuk e dinim që mund ta kthenim në profesion. Mund ta trashëgonim këtë biznes familjar prej vitesh që kishte hapur babi me mamin tim”. (A2 Televizion)
