"Rolling Stones" nuk njohin moshë e padyshim janë të pandalshëm. Kanë njoftuar tashmë një tur botëror, që vitin e ardhshëm nis nga Amerika e Veriut.
Janë të gjithë mbi të 70, madje Mick Jagger është 80 dhe më i riu, Ronnie Ud 76 dhe jo për koincidencë edhe turi do të mbajë emrin AARP, që nënkupton shoqata amerikane e personave në pension.
Turi do të jetë fantastik, rrëfejnë djemtë e grupit, që nis nga ky 29 nëntor. Biletat që tani janë shitur dhe shumë pak kanë mbetur ende në shitje në rrjetet sociale. Janë 16 shtete të para që do të mirëpresin legjendat e muzikës, duke nisur nga Filadelfia dhe Los Anxhelos. (A2 Televizion)