George dhe Amal kanë nisur të mendojnë jetën e tyre përtej shkëlqimit të tapetit të kuq apo dritave të fotografëve. Dyshja duket se do të zhvendoset përfundimisht në Francë, për hir të fëmijëve të tyre.
Çifti bleu një pronë të shekullit të 18-të me vlerë 8 milionë dollarë në Domaine du Canadel në rajonin e Provence të Francës, e cila kohët e fundit u bë rezidenca e tyre kryesore. Dhe tani, sidomos që fëmijët e tyre janë gjashtë vjeç dhe do të fillojnë normalisht shkollën, ata po mendojnë për të ardhmen e familjes së tyre në Europë.
“Ata janë të kënaqur me vendimin e tyre për t'u transferuar në Francë. Është një mjedis i bukur dhe krejtësisht privat, gjë që ata kërkonin. Është një fillim i ri për familjen e tyre. Amal ka dashur të lëvizë prej vitesh. Ajo ndjeu se shtëpia e tyre në Liqenin e Komos ishte shumë e ekspozuar, si nuk donte që fëmijët të shkonin në shkollë në Los Angeles apo Angli”, tha burimi.
George Clooney dhe Amal Alamuddin, një avokate e shquar e të drejtave të njeriut, u takuan në vitin 2013, përmes një miku të përbashkët dhe u martuan një vit më pas. Shtatë vjet më vonë, ata mirëpritën binjakët e tyre, më 6 qershor 2017, të cilët u quajtën Ella dhe Alexander dhe tani janë 6 vjeç. (A2 Televizion)