“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi marramendës nga anije mallrash në hotel luksoz

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 16:24 | Lifestyle

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

Në vitin 1914, vetëm dy vjet pas nisjes fatale të Titanikut, nga kantieri detar i Newport News në Virxhinia doli në det një anije e re me avull: SS Medina. Fillimisht e ndërtuar për transport mallrash, kryesisht qepë dhe produkte të tjera bujqësore, ajo do të kishte një jetë të gjatë dhe të larmishme, duke ndërruar emra, pronarë dhe funksione gjatë më shumë se një shekulli, shkruan A2 CNN.

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Medina u përdor nga ushtria amerikane, para se të shndërrohej në anije pasagjerësh me emrin SS Roma. Më vonë u modernizua me motorë me naftë dhe u kthye në një anije turistike nën emrin MS Franca C. Në vitin 1977, një organizatë e krishterë e bleu dhe e quajti MV Doulos, duke e përdorur si anije misionare dhe bibliotekë lundruese që vizitoi mbi 100 vende dhe përshkroi 360 mijë milje detare. Madje në vitin 1991 ajo u sulmua me granata nga separatistë në Filipine, ku humbën jetën dy misionarë.

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

Por në vitin 2010, pas dekadash shërbimi, anija e vjetër nuk plotësonte më standardet e sigurisë dhe rrezikonte të përfundonte në skrap. Këtu hyn në lojë biznesmeni nga Singapori, Eric Saw. Ai bleu anijen për 900 mijë euro, me idenë për ta kthyer në një hotel dhe për të mbështetur kauza bamirësie. Me një investim prej rreth 18 milionë dollarësh dhe pas 15 vitesh punë të mundimshme, projekti u realizua në ishullin Bintan të Indonezisë.

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

Anija, tashmë e quajtur Doulos Phos (“Shërbëtori i Dritës” në greqisht) u tërhoq në tokë mbi një platformë betoni të ndërtuar posaçërisht dhe u shndërrua në një hotel luksoz me rreth 100 dhoma. Shumë elementë origjinalë, si dhomat e ekuipazhit, boshti i helikës dhe varkat e shpëtimit, u ruajtën për të mbajtur gjallë historinë e saj.

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

Hoteli u hap fillimisht në vitin 2019, por pandemia e mbylli deri në vitin 2023. Sot ai pret turistë nga e gjithë bota, duke ofruar jo vetëm akomodim, por edhe një udhëtim në kohë. Të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi, ndërsa Saw e konsideron projektin një “thirrje nga Zoti”, jo një biznes fitimprurës.

“Lindi” 2 vite pas mbytjes së Titanikut, transformimi

“Doulos Phos” është dëshmi e gjallë e mënyrës si një “zonjë e vjetër e deteve” mund të marrë jetë të re, duke ruajtur trashëgiminë dhe duke shërbyer për qëllime më të larta, më shumë se një shekull pas ndërtimit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos