Monumenti i Ana Frankut dëmtohet nga mbishkrimet për Gazën

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 15:13 | Lifestyle

Monumenti i Ana Frankut dëmtohet nga mbishkrimet për Gazën

Një statujë e Anna Frankut në Amsterdam u vandalizua me mbishkrime "Gaza", të skalitura me bojë të kuqe. Statuja ngrihet në një park afër vendit ku Ana dhe familja e saj jetonin përpara se të detyroheshin të fshiheshin nga nazistët.

Kryebashkiaku Femke Halsema dënoi ashpër prishjen e memorialit, duke thënë: "Asnjë palestinez nuk është ndihmuar duke njollosur statujën e saj kaq të çmuar. Kjo vajzë e re, e cila u vra aq brutalisht nga nazistët në moshën 15-vjeçare, na kujton neve dhe qytetit tonë çdo ditë humanizmin dhe butësinë, në rrethanat më të vështira. Kushdo qoftë, turp të keni! Nuk ka asnjë justifikim për këtë”, ka postuar Halsema në Instagram.

Policia e Amsterdamit ka hapur një hetim për ngjarjen, por askush nuk është arrestuar ende. Ditari i Ana Frankut është shpesh prezantimi i parë i shumë të rinjve me tmerret e Holokaustit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos