Tashmë vera është një hap larg. Duke mos marrë parasysh motin “e çmendur” që është regjistruar këto ditë, nuk duhet ta shtyjmë më shumë në kohë të menduarit për gardërobën e verës. E kur ditët e ngrohta vijnë, vijat “fillojnë të ngrenë krye”.
Vija vertikale ose horizontale, të holla ose më të gjera në ngjyra pastel ose neutrale dhe në pëlhura të freskëta dhe të lehta na transportojnë në luksin e shkujdesur të rivierës franceze.
Cilat të zgjidhni për këtë verë? Lëreni për pak mënjanë marinën e përjetshme me tonalitetet e bardhë dhe blu dhe theksoni opsionet me ngjyra që japin dritë dhe të nxjerrin më shumë në pah ngjyrën e nxirë nga dielli. Janë lehtësisht të kombinueshme, si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje.
Nëse preferoni një opsion më klasik, provoni trendin me një kostum me vija të lehta. Mos harroni të kompletoni look-un me një palë syze dhe bizhuteri ari që do të reflektojnë rrezet e diellit.
(A2 Televizion)