All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Nga Mao Ce Dun te “The Beatles”, koleksioni unik i autografeve shitet në ankand

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 14:29 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Nga Mao Ce Dun te “The Beatles”, koleksioni unik i autografeve

Një koleksion autografesh nga disa prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të është shitur për më shumë se 78 000 paund në ankand. Një kartëmonedhë e nënshkruar nga lideri komunist kinez, Mao Ce Dun, kishte çmimin më të lartë të shitjes, duke arritur në 22 000 paundë.

All - Paragraf - 3

Ndër shënimet e tjera të famshme që u shitën ishin ato që i përkisnin ikonës së reggae, Bob Marley, liderit të Afrikës së Jugut kundër aparteidit, Nelson Mandela dhe të katër anëtarëve të “The Beatles”. Peter Mason, nga shtëpia e ankandeve Dawsons në Maidenhead, Berkshire, i përshkroi artikujt si një "koleksion unik".

Një kopje e nënshkruar e botimit të parë të një libri me poezi të shkruar nga Jim Morrison u shit për 6000 paundë. U shit për të njëjtin çmim një copë e nënshkruar nga ish-udhëheqësi kinez, Deng Xiaoping, i cili vlerësohet gjerësisht për hapjen e vendit të tij ndaj botës. Një kartë e nënshkruar: "Me dashuri nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr”, arriti vlerën 5500 paundë.

Nënshkrimet ishin grumbulluar nga një koleksionist gjerman, i cili filloi t'i blinte dhe tregtonte autografet në vitet 1980. Të gjitha fondet e mbledhura do të shpërndahen për bamirësi në vendin e lindjes së koleksionistit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos