Rituali 12 000-vjeçar i transmetuar 500 breza, më i vjetri në botë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 10:48 | Lifestyle

Rituali 12 000-vjeçar i transmetuar 500 breza, më i vjetri në

Zhytur thellë në një shpellë australiane, arkeologët kanë zbuluar prova se një ritual aborigjen mund të jetë transmetuar 500 breza dhe ka mbijetuar 12 000 vjet, duke e bërë atë praktikën më të vjetër kulturore në botë.

Ndërsa hetonin shpellën Cloggs, që ndodhet afër Buchan, një qytet i vogël australian rreth 350 kilometra në lindje të Melburnit, studiuesit gjetën një copë druri dhe përcaktuan se është 12 000 vjet e vjetër, nga fundi i Epokës së fundit të Akullit.

Artefaktet 12 000-vjeçare nuk mbijetojnë në tokë për aq gjatë, normalisht thjesht shpërbëhen. Ata zbuluan gjithashtu një shkop druri, i cili, megjithëse 1000 vjet më i ri, ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me zbulimin e parë. Të dy shkopinjtë ishin lyer me yndyrë shtazore ose njerëzore.

Mendohet se këto objekte janë përdorur për të kryer disa rituale që njerëzit e asaj kohe bënin, për të dëmtuar kundërshtarët ose për të shëruar të sëmurët.

Gërmimet e para në këto shpella u zhvilluan 50 vjet më parë, por studiuesit nuk i analizuan dhe nuk i kushtuan rëndësi materialeve bimore, si shkopinjtë e drurit. Ndërsa së fundmi, përveç datës dhe funksionit të përdorimit të këtyre shkopinjve, arkeologët gjithashtu arritën në përfundimin se shpellat përdoreshin gjithmonë si vende ritualesh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos