Shitet në ankand për një vlerë marramendëse skeleti i një dinozauri

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 12:52 | Lifestyle

Shitet në ankand për një vlerë marramendëse skeleti i

Skeleti i një dinozauri të madh ka arritur vlerën prej 44.6 milionë dollarësh në një ankand të Sotheby's në New York City, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një fosil.

Stegosaurus i quajtur edhe Apex është 3.4m i gjatë dhe radhitet në mesin e skeleteve më të plotë të gjetur ndonjëherë. Apex u zbulua rastësisht nga një paleontolog në vitin 2022 në shtetin perëndimor të SHBA-së, Kolorado. Rekordi i mëparshëm i shitjes së fosileve të dinozaurëve u vendos në vitin 2020, kur një Tyrannosaurus Rex, i njohur si Stan, u shit për 31.8 milionë dollarë.

Apex gjithsesi ka bërë histori duke u bërë fosili më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand. Shtatë blerës morën pjesë në garë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos