Zbulohen dizajnet futuriste për "autostradën më të gjelbër" në botë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 16:22 | Lifestyle

Dubai shquhet për ndërtesën më të lartë, pishinën më të thellë ose hotelin më të lartë në botë, por së shpejti falë firmës së dizajnit urban URB, këtij vendi, do t'i shtohet dhe autostrada më e gjelbër në botë.

URB ka publikuar dizajnet fillestare të autostradës 64 kilometra të gjatë që do të kalojë në rrugën Sheikh Mohammed Bin Zayed, një nga zonat kryesore të trafikut të qytetit. Autostrada do të kompletohet me tramvaje me energji diellore dhe trafiku do të menaxhohet falë ndihmës së inteligjencës artificiale.

Dubai po zgjerohet me shpejtësi dhe popullsia e tij pritet të dyfishohet në 8 milionë deri në vitin 2040, ndaj kjo rritje kërkon kreativitet dhe inovacion. Tramvaji autonom me energji diellore është vetëm një pjesë e sistemit të transportit të autostradës së propozuar. Mbi linjën e tramvajit, një rrjet zonash të gjelbra, parqe dhe mbikalime do ta bëjnë atë një autostradë unike.

Panelet diellore të këtij projekti do të fuqizojnë linjën e tramvajit, si dhe do të gjenerojnë energji për rreth 130 000 shtëpi. Parqet sigurojnë hapësirë ​​për një milion pemë, të cilat gjithashtu do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos