Shpella misterioze nëntokësore ku vizitorët kurohen nga sëmundje të ndryshme

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 10:56 | Lifestyle

Shpella Karaca, e vendosur në Torul të Gümüşhane në Turqi, spikat për formacionet e saj unike gjeologjike, por edhe për përfitimet shëndetësore që besohet se u ofron vizitorëve. Është një nga shpellat e pakta të Turqisë, e cila magjeps ata që e shohin me stalaktitet, stalagmitet dhe formacionet e tjera të rralla. Me temperatura konstante prej 12-17 gradë celsius si në dimër dhe në verë, shpella është e vizituar gjatë gjithë vitit.

Ndër të tjera, ky vend është bërë i famshëm si një nga shpellat e pakta të përshtatshme për “halo terapi”, e quajtur ndryshe edhe terapia me kripë. Kjo terapi është një nga metodat alternative që përdoret në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, veçanërisht të astmës.

Shpella e Karaçës, 1550 metra mbi nivelin e detit është cilësuar gjithashtu si "bota misterioze e nëndheshme". Vizitorët vendas dhe të huaj që vijnë në shpellë mahniten nga kolonat e mëdha dhe formacionet e formuara nga erozioni i gurëve gëlqerorë dolomitikë afërsisht 150 milionë vjeçare. Stalaktitet dhe stalagmitet në këtë shpellë vlerësohen të jenë 15 milionë vjet të vjetra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos