Shumë vajza e kanë! Çfarë është “prerja kimike e flokëve”! E pamë dhe te Kim Kardashian

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 22:18 | Lifestyle

Shumë vajza e kanë! Çfarë është “prerja

Micro bob është një nga tendencat më të mëdha të sezonit dhe është ideal për femrat që kanë flokë të hollë dhe pa volum. Mirëpo, kjo nuk është prerja e flokëve që Kim Kardashian bëri me dëshirën e saj.

Mjafton një vështrim në pamjen e saj të re për të zbuluar se ajo vetë ka pësuar një “prerje kimike”, që nënkupton se ka ardhur për shkak të djegies dhe këputjes së flokëve si pasojë e dekolorimit apo produkteve me kimikate që ka vendosur në flokët e saj.

Megjithatë, Kim Kardashian nuk është e vetmja e famshme që është përballur me këtë problem, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ariana Grande-n dhe Billie Eilish-in.

Ndërkohë, jo pak vajza kanë të njëjtën gjë që ka ardhur jo vetëm nga boja, por edhe nga përdorimi i tepër i nxehtësisë, prej pjasterit apo mashës.

Shumë vajza e kanë! Çfarë është “prerja
Kim Kardashian me flokët e saj real

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos