Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milionë jetë njerëzish

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 10:32 | Lifestyle

Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë më tepër në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024. Në këtë përfundim ka arritur një studim i  kryer nga Universiteti Katolik i Milanos dhe Universiteti Stanford në Kaliforni në një vlerësim më gjithëpërfshirës të ndikimit të fushatës së imunizimit në shëndetin publik global.

Sipas studimit, vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar gjithsej 14.8 milionë vite jetë në të gjithë botën (një vit jetë i shpëtuar për çdo 900 doza vaksine të administruara), në periudhën nga fundi i vitit 2020 deri në tetor 2024, edhe pas përfundimit zyrtar të pandemisë, p/.

Studimi i botuar në revistën shkencore “JAMA Health Forum” thekson se një jetë është shpëtuar për çdo 5,400 doza vaksine të administruara. 90% e vdekjeve të shmangura ishin tek personat mbi 60 vjeç, ndërsa 57% e jetëve të shpëtuara ndodhën gjatë periudhës së variantit Omicron. Pjesa më e madhe e jetëve të shpëtuara ishte tek ata që ishin vaksinuar përpara infektimit me virusin.

Fëmijët dhe adoleshentët përbënin 0.01% të jetëve të shpëtuara, dhe të rriturit e rinj të moshës 20 deri në 29 vjeç përbënin 0.07%.

Studimi thekson se vaksinat kanë pasur ndikim të vazhdueshëm në mbrojtjen e njerëzve të ndjeshëm, edhe pas shpalljes së përfundimit të emergjencës nga OBSH në maj 2023.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos