Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 20:45 | Lifestyle

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të

Të hash vetëm në restorant nuk është më një gjë e rrallë. Gjithashtu, edhe porosia në shtëpi (ose punë) është bërë e zakonshme në jetën tonë.

Këto janë trendet e reja në kuzhinën evropiane, të zbuluara nga një sondazh i prezantuar në Samitin Evropian të Shërbimit Ushqimor 2025, në Amsterdam, shkruan A2.

Zakonet po ndryshojnë dhe kërkesat e punës po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zgjedhjet e ngrënies. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, shpenzimet për ngrënie të vetmuar u rritën me 159%.

"Gastronomia sociale" (siç janë aperitivët) po rritet gjithashtu, duke përbërë 31% të të gjitha ngrënieve në dymbëdhjetë muajt deri në qershor 2025.

Porosia në shtëpi ose punë është bërë një domosdoshmëri për konsumatorët. Sondazhi tregon se njerëzit janë gjithnjë e më pak të prirur të gatuajnë për shkak të angazhimeve dhe orareve të punës. Dy të tretat e darkave në shtëpi shpërndahen me porosi dhe ky trend nuk tregon shenja ngadalësimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos