Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 13:58 | Lifestyle

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Pamje dramatike kanë dalë në sipërfaqe në Morno, burimin kryesor të ujit për Athinën, ku nga mungesa e reshjeve është rishfaqur fshati i dikurshëm Kallio, i cili kishte mbetur i zhytur në ujërat e liqenit artificial për dekada.

Fotot tregojnë rrënojat e fshatit që deri pak kohë më parë mbuloheshin totalisht nga uji, duke shërbyer si një sinjal alarmi për nivelin kritik të rezervuarit.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Sipas të dhënave të Meteo.gr dhe Observatorit Kombëtar të Athinës, më 9 shtator 2025, sipërfaqja e liqenit u mat në vetëm 8,9 km², shifra më e ulët që prej vitit 2014 kur nisën matjet satelitore nga Sentinel-2, shkruan A2 CNN.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Për krahasim, në shtator 2024 liqeni kishte një sipërfaqe prej 11,4 km², ndërsa në vitin 2023 arrinte në 15,3 km², që është edhe mesatarja e dekadës. Aktualisht, rezervuari ndodhet vetëm në 58% të nivelit mesatar të dhjetë viteve të fundit.

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me

Ekspertët paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për furnizimin me ujë të Athinës, duke theksuar se mungesa e reshjeve dhe valët e zgjatura të thatësirës mund të çojnë në probleme të mëdha për miliona banorë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos