Një meteorit monstruoz u rrëzua në Panama? Ja shpjegimi shkencor

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 19:30 | Lifestyle

Një meteorit monstruoz u rrëzua në Panama? Ja shpjegimi shkencor

Një meteorit që ra në kopshtin e një shtëpie në Panama ka bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën duke krijuar një valë teorish konspirative. Videot e postuara në TikTok nga një përdorues panamez, tregojnë një masë shkëmbore nga e cila po rridhte një substancë e gjelbër, e cila më pas u errësua në një shtresë të zezë ngjitëse.

Përmbajtja u bë menjëherë virale me miliona shikime, komente që i referoheshin një "organizmi të gjallë" dhe teori konspiracioni për alienët dhe qeveritë që "fshehin të vërtetën".

Por, siç ndodh shpesh, shkenca ofron një shpjegim të thjeshtë dhe konkret, i cili nuk ka të bëjë fare me meteoritët apo jetën jashtëtokësore.

Pamjet e publikuara në TikTok janë shqetësuese, pasi masa duket se lëviz me ndërprerje, "duke marrë frymë" dhe pothuajse duke marrë formë. Kjo mjaftoi që mediat sociale disa thoshin se po vinin alienët, disa flisnin për eksperimente sekrete, disa madje ngrinin hipoteza se ishte e krijuar me inteligjencë artificiale ose grafikë digjitale.

Protagonisti i videos madje pretendoi se kishte kontaktuar universitetet lokale pa marrë përgjigje, duke nxitur kështu rrëfimin e një "fenomeni të injoruar nga autoritetet", duke krijuar një ndjenjë misteri dhe censure, pa asnjë provë të vërtetë.

Zgjidhja erdhi nga një diskutim në Reddit, një forum online dhe platformë komuniteti ku përdorues nga e gjithë bota ndajnë dhe komentojnë mbi lajme, eksperimente dhe kuriozitete. nuk është një meteorit, por një polimer silikoni i zakonshëm, polidimetilsiloksani (PDMS), i përzier me heksan, një tretës po aq i zakonshëm.

PDMS përdoret kudo, nga lentet e kontaktit tek enët e gatimit që nuk ngjitin, nga lubrifikantët mjekësorë te guarnicionet. Kur thith një tretës si heksani, materiali zgjerohet. Kur tretësi avullohet në mënyrë të pabarabartë, polimeri tkurret me lëvizje të mprehta, duke krijuar lëvizje të papritura, pothuajse muskulore. Shtojini kësaj ngjyrën e errët, strukturën ngjitëse dhe erën e pakëndshme, dhe rezultati është një objekt me pamje shqetësuese.

Por nuk ka asgjë të huaj në të, vetëm "kimi e mirë bazike". Një eksperiment i vogël, teatral, i transformuar në "provë" të jetës jashtëtokësore falë viralitetit të mediave sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos