Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit legjendar të Formula 1

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 12:25 | Lifestyle

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit

Ish-shefi legjendar i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka folur hapur për jetën e tij familjare dhe për përvojën unike të të qenit baba i një vajze 70-vjeçare dhe një djali vetëm 5 vjeç. Në moshën 95-vjeçare, Ecclestone vazhdon të surprizojë me energjinë dhe qetësinë e tij ndaj jetës dhe prindërimit.

Ecclestone është baba i katër fëmijëve: vajza e tij më e madhe, 70-vjeçarja Deborah, ka ardhur në jetë nga martesa e parë me Ivy Bamford; ndërsa Tamara (41 vjeç) dhe Petra (36 vjeç) janë nga martesa e dytë me Slavica Radić. Djali i tij më i vogël, Ace, është fryt i dashurisë me bashkëshorten aktuale, Fabiana, 49 vjeçe.

Pas shitjes së Formula 1 tek kompanisë Liberty Media, për rreth 3,44 miliardë paund, Ecclestone ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar familjes. Në një intervistë për median gjermane Bild, ai tha me krenari: “Ace është një djalë i mrekullueshëm. Ai është i zgjuar, kureshtar dhe i interesuar për gjithçka”.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit
Bernie Ecclestone me dy vajzat, Tamara (d) dhe Petra.

Fabiana, bashkëshortja e tij, shtoi se bashkëpunimi në prindërim funksionon shumë mirë: “Punojmë një ekip. Kur unë humbas durimin, Bernie i flet Ace-it me qetësi dhe i shpjegon se nuk mund të shikojë televizor për gjysmë ore, derisa të përfundojë detyrat”.

Ecclestone pranoi se ndjenja e të pasurit fëmijë me diferencë 65-vjeçare mes tyre është e veçantë: “Është e çuditshme dhe e mrekullueshme njëkohësisht. Kur shikon vajzën më të madhe dhe djalin më të vogël, kupton sa shumë gjëra kanë ndodhur ndërmjet”.

Në të njëjtën intervistë, ai rrëfeu edhe një detaj interesant për miqësitë e tij, duke thënë se ka pasur vetëm katër miq të vërtetë dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Ata janë piloti austriak Jochen Rindt, ish-presidenti i FIA-s Max Mosley dhe kampioni i trefishtë botëror Niki Lauda.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit
Bernie Ecclestone me mikun e tij Nikki Lauda.

I vetmi mik i gjallë, sipas tij, është ish-drejtuesi i skuadrës Renault, Flavio Briatore. Ecclestone tregoi edhe një episod interesant nga miqësia e tyre: “Kur jahti i tij u sekuestrua nga autoritetet italiane për shkak të një çështjeje taksash në vitin 2010, unë e bleva në ankand dhe më pas ia shita sërish Flavios, për çmimin e ankandit plus një dollar”.

Në moshën 95-vjeçare, Bernie Ecclestone vazhdon të mbetet një figurë ikonike jo vetëm në botën e garave, por edhe në jetën publike, duke treguar se energjia, humori dhe dashuria për familjen nuk kanë moshë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos