“Vrojto sot për të mbrojtur nesër”, mesazhi në Ditën Botërore të Meteorologjisë

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 10:56 | Lifestyle

“Vrojto sot për të mbrojtur nesër”, mesazhi në

Si do të jetë moti? Është një nga pyetjet më të shpeshta të bëra në përditshmërinë tonë dhe që e marrim të mirëqenë se përgjigjen mund ta gjejmë brenda pak sekondash, me prekjen e ekranit të celularit, ose me një klikim.

Por pas çdo parashikimi një rrjet global kompleks i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave i koordinuar nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, parashikimet e motit bazohen në miliona vëzhgime të mbledhura nga satelitë, balona meteorologjike, anije, bova oqeanike dhe stacione tokësore, të cilat përpunohen nga mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën.

Ky sistem global, i bazuar në shkëmbimin e lirë të të dhënave, është thelbësor për jetën e përditshme, ekonominë dhe vendimmarrjen, si dhe për sistemet e paralajmërimit të hershëm që kanë shpëtuar miliona jetë.

Me rastin e Ditës Botërore Meteorologjike më 23 mars 2026, Organizata Botërore Meteorologjike, ka zgjedhur si temë “Observing Today, Protecting Tomorrow”, duke theksuar rëndësinë e vëzhgimit të vazhdueshëm të motit, klimës dhe ujërave.

Kjo ditë përkujton hyrjen në fuqi të Konventës së vitit 1950 që themeloi organizatën, ndërsa nxjerr  në pah rolin jetik të shërbimeve meteorologjike dhe hidrologjike në sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos