Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 15:04 | Lifestyle

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I tillë ishte edhe rasti i ftesës që u përhap nga dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, që me gjithë bujën e ngjarjes, habiti shumëkënd për dizajnin e saj të çuditshëm e të thjeshtë, shkruan A2 CNN.

E shkruar me një shkronja të lehta të pjerrëta dhe zbukuruar me figura si pëllumba, yje, flutura dhe urën e Rialtos në Venecia, ftesa ngjante më shumë si një kartolinë nga Microsoft Word sesa një paralajmërim për një event miliarderësh. Megjithëse çifti kërkonte të mos merrnin dhurata, duke dhuruar në emër të ftuarve për institucione veneciane si UNESCO dhe Corila, kritikat në rrjete sociale nuk munguan.

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren

Por kjo zgjedhje reflekton më shumë kulturën e Bezos, tek i cili efikasiteti qëndron mbi luksin, që shpesh shihet me atlete e bluza të thjeshta. Edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, duket se kjo filozofi ka mbetur e njëjtë.

Krahasuar me ftesat mbretërore të dizajnuara me dorë apo me krijimet artistike të shtëpive të modës si Dior dhe Gucci, ku çdo detaj përcjell një ide apo simbolikë të thellë, ftesa e Bezos mbeti e thjeshtë, gati naive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos