Eksplorim mbi katërrotakë, Durrësi ofron edhe turizmin e aventurës

Nga Elitjona Doko
12 Qershor 2025, 14:14 | Lifestyle

Nga viti në vit, Durrësi po pasuron gjithnjë e më shumë ofertën e tij turistike. Përveç turizmit historiko-kulturor, atij bregdetar dhe kulinar, një tjetër lloj oferte tashmë ka marrë jetë në qytetin, e cilësuar edhe si kryeqendra e turizmit shqiptar, shkruan A2 CNN.

Motorët katër-rrotakë, të njohura ndryshe edhe si ATV, u mundësojnë turistëve të huaj të njohin dhe eksplorojnë natyrën ende të paprekur të rrethinave të Durrësit. Panoramat e bukura që të shfaqen dhe emocionet e udhëtimeve të tilla duket se kanë lënë të kënaqur turistët e huaj.

Shoqëruesi shqiptar tregon se të huajt janë më të interesuar për këtë lloj aventure, e cila duket se po kthehet në një trend me prenotime të shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos