Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 13:05 | Lifestyle

Nga një copë pice… te një milion dollarë:

Një mbrëmje e zakonshme për të blerë një picë u kthye në një moment që ndryshoi jetën e Dennis dhe Annette Huber, një çift pensionistësh nga Missouri. Më 12 maj, ndërsa prisnin porosinë në një restorant, ata kuptuan se nuk kishin para të vogla për bakshish. Dennis vendosi të kalonte rrugën për të thyer paratë në një dyqan ushqimor, por në vend të kësaj, bleu një biletë gërvishtëse prej 20 dollarësh.

Ajo që ndodhi më pas i ngjante një filmi: ai fitoi një milion dollarë. “Mendoj se kjo vlen një milion,” i tha ai gruas kur u kthye, ende në shok. Fitorja u konfirmua zyrtarisht nga Loteria e Missouri më 15 maj, shkruan A2 CNN.

Dennis dhe Annette, të martuar prej mbi 40 vitesh, kanë jetuar një jetë modeste. "Nuk jemi njerëz që kërkojmë luks, është thjesht e pabesueshme," thanë ata.

Ata nuk planifikojnë ndryshime të mëdha, por shpresojnë të blejnë një kamper dhe të udhëtojnë gjatë pensionit. Fitorja, megjithëse me shanse 1 në 2.4 milionë, ndodhi krejt rastësisht — një vendim i thjeshtë për të ndërruar para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos