Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është ndër perlat e natyrës shqiptare, që ndërthur peizazhin me ajrin e pastër dhe, natyrisht, florën dhe faunën e kësaj zone. Me një pasuri të tillë, nxënësit e shkollës së bashkuar “Isak Alla” nga fshati Zgosht duan të japin një mesazh për bashkëmoshatarët e tyre: se mund të jesh “trend” edhe duke shijuar dhe u argëtuar në natyrë, dhe jo vetëm me celularë dhe tableta në dorë.
Për drejtorinë e shkollës, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një copëz Zvicre, por që arrihet shumë më shpejt, duke shijuar një natyrë që fillon nga 33 metra mbi nivelin e detit e deri në 1800 metra lartësi, shkruan A2 CNN.
Investimet e viteve të fundit në infrastrukturën rrugore i kanë dhënë një tjetër zhvillim turizmit në zonë, zhvillim i cili, natyrisht, nuk duhet të cenojë natyrën dhe origjinalitetin e kësaj zone. (A2 Televizion)