Aktori i ndjerë “kthehet” për të luajtur në film

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 17:52 | Showbiz

Aktori i ndjerë “kthehet” për të luajtur në film

Publikohet imazhi i parë i versionit të gjeneruar me inteligjencë artificiale të Val Kilmer, duke rikthyer në ekran aktorin e ndjerë në një rol të fundit pas vdekjes së tij në vitin 2025. Kilmer, i cili ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e fytit, kishte pranuar më herët të luante në filmin “As Deep As The Grave”, por gjendja shëndetësore nuk i lejoi xhirimet, shkruan A2 CNN.

Për këtë arsye, producentët vendosën të përdorin teknologjinë AI për ta sjellë atë në rolin e një prifti katolik dhe spiritualisti. Projekti është realizuar me miratimin e familjes së aktorit, përfshirë fëmijët e tij, Mercedes dhe Jack, të cilët kontribuuan me materiale arkivore për krijimin e figurës digjitale.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta në publik. Disa e konsiderojnë këtë si një mënyrë inovative për të nderuar dëshirën e aktorit, ndërsa të tjerë e shohin si të papranueshme përdorimin e imazhit të një personi pas vdekjes.

Kjo nuk është hera e parë që teknologjia përdoret për Kilmer. Në filmin Top Gun: Maverick, ai u rikthye përkrah Tom Cruise, ku zëri i tij u rikrijua me AI. Rasti hap një debat të gjerë mbi etikën dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos