Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 09:51 | Showbiz

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame.

"Ai u arrestua të premten nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave në Nevada për shkelje të ligjeve të imigracionit", thuhet në një deklaratë nga ICE, e cila specifikon se influencuesit iu dha mundësia të largohej nga vendi dhe është larguar.

"Lame hyri në Shtetet e Bashkuara më 30 prill dhe qëndroi më gjatë se viza e tij. Atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht më 6 qershor dhe që atëherë është larguar nga Shtetet e Bashkuara", thuhet në deklaratën e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave.

Lajmi kishte qarkulluar tashmë në internet pasdite pas një postimi në X nga Bo Loudon, një influencues konservator dhe mik i Barron Trump, djalit të presidentit amerikan. Loudon e kishte përshkruar Lame-n si "një TikToker të ekstremit të majtë", duke shpjeguar se ai e kishte "raportuar atë si një emigrant të paligjshëm". Postimi i Loudon kishte dhënë gjithashtu një numër identifikimi për të ndaluarit e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

Ndërkohë, Khaby Lame është rikthyer në Instagram pas disa orësh mungese. 25-vjeçari postoi një story për 80 milionë ndjekësit e tij ku tregonte një bregdet me palma, të ngjashme me atë në Miami. Krijuesi i përmbajtjes supozohej të merrte pjesë në një ngjarje bamirësie në qytetin e Floridës në këto orë.

Kush është Khaby Lame?

Një shtetas italian me origjinë senegaleze, Khabane (emri i tij i vërtetë) u bë i famshëm ndërkombëtarisht gjatë pandemisë Covid për videot e tij. Fama e tij është shtrirë përtej mediave sociale. Ai u emërua në listat e Forbes '30 Under 30' dhe Fortune '40 Under 40', eci në tapetin e kuq në Met Gala 2025 dhe u emërua Ambasador i Vullnetit të Mirë i UNICEF në fillim të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos