Kryeministri Edi Rama takon sërish personazhin e famshëm të YouTube

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 20:42 | Showbiz

Kryeministri Edi Rama takon sërish personazhin e famshëm të

IShowSpeed ka takuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Gjatë ndeshjes mes legjendave të futbollit, e organizuar nga UEFA në prag të finales së madhe të Champions League në Mynih, youtuber-i i njohur takoi kreun e qeverisë sonë, i cili ndodhej në shkallët e stadiumit së bashku me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

IShowSpeed iu drejtua Edi Ramës me këto fjalë: “Vëllai im shqiptar, si je? Më ka munguar Shqipëria! Do të kthehem prapë në verë”.

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, kur vizitoi vendin tonë, u prit në zyrë nga kryeministri Edi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos