Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 08:23 | Showbiz

Në finalen e Eurovision 2025, e mbajtur në Basel të Zvicrës, Austria u shpall fituese me këngën "Wasted Love" të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi.

Kjo ishte fitorja e tretë për Austrinë në historinë e festivalit.

Pavarësisht sondazheve të ditëve të fundit, ku e rendisnin mes 3 finalistëve, Shqipëria zuri vetëm vendin e 8 me 218 pikë, duke marrë vetëm 45 pikë nga juria, por rrëmbeu 173 pikë nga votat e publikut. Përfaqësuesja shqiptare, Shkodra Elektronike, me këngën "Zjerm", e cila u vlerësua për kombinimin e elementëve modernë dhe tradicionalë, shkruan A2 CNN.

Në garën për vendet e para, pas Austrisë u renditën Izraeli me 357 pikë dhe Estonia me 356 pikë.

Performanca e Shkodra Elektronike u vlerësua për autenticitetin dhe përzierjen e muzikës elektronike me elementë folklorikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos