Humbën në Gjirin e Gramës, policia shpëton 2 turistë kanadezë në mesnatë

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 10:44 | Kronikë

Dy turistë kanadezë që kishin humbur rrugën gjatë një ecjeje në Karaburun janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga Policia Kufitare e Dhërmiut, pas një operacioni kërkim-shpëtimi në kushte të vështira.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, kur salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mori njoftimin se dy shtetas të huaj ishin ndarë nga grupi i tyre dhe kishin humbur orientimin në zonën malore pranë Gjirit të Gramës.

Menjëherë, efektivët e Policisë Kufitare Dhërmi u nisën me mjet lundrues drejt vendngjarjes dhe nisën kërkimet në terrenin e vështirë, duke lëvizur në këmbë në errësirë të plotë, shkruan A2 CNN.

Rreth orës 24:00, dy turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u shoqëruan të sigurt deri në Gjirin e Gramës, ku u ribashkuan me grupin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos