Dhuna ndaj Medi Isenit, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës: Rroftë Trump!

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 19:51 | Showbiz

Dhuna ndaj Medi Isenit, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës: Rroftë

Reperi Rigels Rajku, i njohur edhe si Noizy, është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm 1 ditë pas vetëdorëzimit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan A2 CNN.

“Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump” shkruan Noizy krah videos, duke mos harruar të ‘urojë’ Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Kujtojmë se Noizy së bashku me 7 persona të tjerë, akuzohen se dhunuan personazhin e njohur të Tik Tok, Muhamet Isenin, i njohur si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në 2 gusht, në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos