E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, Celin Dion shfaqet në publik për herë të parë në 3 vite

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 16:45 | Showbiz

Celine Dion është shfaqur në publik pas një kohe shumë të gjatë mungese. Këngëtarja e cila aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

55-vjeçarja shihet në publik për herë të parë në tre vite e gjysmë. Dhe, në pamjet e publikuara në internet, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fanasat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

“Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme,” shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit për komunikimin Chantal Machabée, krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj.

Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy. Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka mbajtur një profil të ulët që prej se njoftoi diagnostikimin me Sindromën Moersch-Woltman në vitin 2022.

Problemi shëndetësor i Dion, është një sindrom i rrallë neurologjik që u shkakton të sëmurëve spazma të dhimbshme muskujsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos