Fajtor për tentativë vrasje, 6 vjet e 6 muaj burg për reperin italian

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 07:44 | Showbiz

Fajtor për tentativë vrasje, 6 vjet e 6 muaj burg për reperin

Reperi i njohur italian Shiva, emri i vërtetë i të cilit është Andrea Arrigoni, u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg për të shtënat me armë që ndodhën vitin e kaluar para studios së tij të regjistrimit në Settimo Milanese.

Artisti u shpall nga gjykata fajtor për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë të shtënave atë ditë mbetën të plagosur anëtarët e një grupi muzikor rival të drejtuar nga Rondo Da Sosa.

Prokurorja publike Daniela Bartolucci kërkoi dënimin me 7 vjet burg të Shivës teksa mbrojtja ka synuar gjithmonë shpalljen e pafajësisë.  Sipas avokatëve, artisti në fakt kishte reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta apelojnë vendimin.

Në oborrin e kompanisë diskografike “Milano Ovest”, Shiva u sulmua nga dy luftëtarë profesionistë MMA, 25-vjeçari Alessandro Maria Rossi dhe 30-vjeçari Walter Pugliesi.

Të dy ishin ngarkuar nga Rondo da Sosa për t'u hakmarrë për disa fyerje që Shiva kishte bërë në internet . I gjendur përballë dy luftëtarëve, reperi më pas ka nxjerrë armën duke i plagosur në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos