Greqia në zi, shuhet në vigjilje të Krishtlindjes legjenda e muzikës Vasilis Karras

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 07:01 | Showbiz

Greqia në zi, shuhet në vigjilje të Krishtlindjes legjenda e

Është shuar në moshën 70-vjeçare këngëtari i madh i folklorit grek, Vasilis Karras.

Legjenda e muzikës helene, shumë i dashur për publikun vendas, vitet e fundit, ishte përballur me probleme shëndetësore dhe prej më shumë se 12 muajsh po luftonte me një sëmundje të pashërueshme.

Ditët e fundit, ai ishte shtruar në repartin e terapisë intensive, pasi ishte prekur nga virusi COVID-19. Këngëtari i madh dha frymën e fundit në orën 17:00 të pasdites së të dielës, në prag të Krishtlindjeve, pasi pësoi një goditje në tru.

Karras e regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1980, që ishte dhe pikënisja e një karriere 50-vjeçare, plot sukses dhe dashuri nga publiku grek e jo vetëm.

Albumi i tij më i suksesshëm ishte M’echis kani aliti, i publikuar në vitin 1997.

Gjatë karrierës së tij, këngëtari u vlerësua me çmime të shumta, ndërsa punoi me emra të mëdhenj të muzikës dhe ishte aktiv në klubet e natës të Athinës dhe Selanikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos