Sulmohet me armë nga një grua aktori i njohur i humorit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 20:00 | Showbiz

Sulmohet me armë nga një grua aktori i njohur i humorit

Aktori amerikan Charlie Sheen ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një femër.

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk shkoi në spital.

Policia bën me dije se ka mund të arrestojë agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.

Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit konfirmoi sulmin ndaj aktorit të "Two and a Half Men", ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos