I ndaluar në shumë shtete, Holanda lejon koncertin e Kanye West me pas këndon edhe në Shqipëri

Nga Rosalba Bejdo
29 Maj 2026, 16:18 | Showbiz

Reperi amerikan Kanye West, i cili është ndaluar të performojë në disa vende për shkak të komenteve antisemitike, pritet të mbajë koncerte në Holandë muajin e ardhshëm, pasi ministri holandez i migracionit tha se nuk ka baza ligjore për t’ia ndaluar hyrjen në vend.

Ligjvënësit holandezë i kishin kërkuar qeverisë ta ndalonte West-in, i njohur tani si Ye, duke përmendur deklaratat e tij të mëparshme dhe shprehjet e admirimit për nazizmin dhe Adolf Hitlerin.

Reperi 48-vjeçar do të performojë në arenën Gelre Dome në qytetin Arnhem më 6 dhe 8 qershor. Këto do të jenë koncertet e tij të para në Evropë që nga viti 2014.

Në korrik, Kaney West do të performojë edhe në Shqipëri, në një stadium të përkohshëm prej 60 mijë vendesh që po ndërtohet enkas për eventin. Më herët, Britania Franca dhe Polonia kanë anuluar ose bllokuar shfaqje të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos